Për shkak të kushteve të rënduara të terrenit në stadiumin në Strugë, përballja në mes FC Shkupit dhe Pelisterit është shtyer për ditën e martë.
Burime brenda klubit nga Çairi, për ALSAT, thonë se për shkak të terrenit të vështirë, që është rënduar nga të reshuarat e shiut ditëve të fundit dhe me pëlqim të të dy palëve dhe të FFM-së, është vendosur që përballja e javës së 14-të, të zhvillohet më 25 nëntor (e martë), në orën 13.00.
Në përballjet e javës së 14-të, Makedonija Gj. P. sfidon Sileksin në sfidën e ditës së premte, ndërsa të shtunën, Brera sfidon Vardarin. Ndërjkohë të dielën Arsimi dhe Tikveshin do të përballen me Shkëndijën dhe Bashkimin. Sfida në mes Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum, gjatë ditës së hënë, mbyll javën e 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
The post Terreni i rënduar në Strugë, shtyhet sfida në mes Shkupit dhe Pelisterit appeared first on Alsat.
