Qyteti i Tetovës do të fillojë të zbukurohet të mërkurën e javës që vjen, ndërsa për këtë Komuna e Tetovës për këtë ka ndarë 1.5 milion denarë apo rreth 25 mijë euro. Nga komuna thonë se me këtë është paraparë zbukurimi i 70 shtylla me ndriçim festiv dhe një bredh në sheshin qytetit.

“Zbukurimi i qytetit do të fillojë nga dita e mërkurë, nga “Monopoli” deri tek gjykata, do të zbukurohen 70 shtylla ndriçuese, do të ketë një bredh në sheshin “Iliria” diku 10 metra dhe sigurisht do të ketë edhe figura që fëmijët do të mund të fotografohen, nga dita e fillimit për dy ditë do të jetë gati, eventualisht, ditën e premte, apo të shtunën qyteti do të jetë i zbukuruar”, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albion Alili.