Të reshurat e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit dy burimet që e furnizojnë me ujë qyteti e Tetovës. Kjo për herë të parë i ndodhi burimit në Kodër të Diellit.
“Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë që burimi që vijnë nga Kodra e Diellit të jetë i turbullt për herë të parë na ndodhë kjo situatë, kemi pasur ujë të turbullt edhe nga burimet e Kodrës së Diellit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe siç dini jashtë funksionit është edhe filtër-stacioni i Tetovës nga cili marrim 150 lira ujë në sekondë dhe për momentin kemi 240 litra nga burimet e Kodrës së Diellit dhe mundohemi që me atë të furnizojmë qytetin. Nëse do të kemi mot më të mirë sot edhe nesër presim që ta kthejmë stabilizimin e situatës që ta kthejmë në funksion edhe sistemin e filtër stacionit pasi që të reshurat kanë nxjerr jashtë funksionit komplet filtër stacionin që gjendet në fshatin Lisec”, tha Valon Zeqiri – Drejtor i NPK “SHARRI”.
Për momentin rekomandimet janë që ujë në Tetovë të mos konsumohet. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se analizat hemo-fizike tregojnë se uji i plotëson standardet, por deri sa të vijnë analizat mikrobiologjike, rekomandohet që uji të ujë mos pihet ose i njëjti të vlohet para se të pihet.
“Analizat e para hemofizike përputhen me rregulloren e ujit të pijshëm, ndërsa analizat mikrobiologjike i presim dhe deri në përfundim të analizave ngelet në fuqi rekomandimi që uji të konsumohet ose i vluar ose ujë në shishe, jemi të bindur se edhe analizat mikrobiologjike do të jenë në rregull pasi që ka edhe klor dhe ujë është i pastruar në Tetovë”, pohoi Ratko Davidovski – Qendra për Shëndet Publik – Tetovë .
Burimi i cili furnizon Tetovën nga Leshnica është jashtë funksionit për shkak se i njëjti e merr ujin nga lumi dhe kjo bën që gjethet që bien në lum ta bllokojnë furnizimin, por edhe stacionin filtures.
Tetovë ka problem me uji e pijshëm veçanërisht në vjeshtë dhe në dimër kur ka të reshura të shiut dhe të borës.

