
Më 15.09.2025 në orën 14:10 në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.T. (39) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare, ndërsa më vonë në shtëpinë e prindërve të saj, u përpoq të sulmonte vëllain dhe babain e saj. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.
