
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, raporton Alsat. Prokuroria e akuzon Arifin për keqpërdorim të financave publike gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës si dhe për lidhjen e kontratave për shërbimet e dhëna ndaj komunës.
Gjykatësi i lëndës Rexhep Musa, fillimisht konstatoi praninë e dëshmitarëve dhe të pranishmëve, ndërsa më pas vazhdoi seancën me dëgjimin e dëshmitarëve dhe marrjen e tyre në pyetje.
/TetovaSot/
