Velija njëkohësisht u bëri thirrje bashkive të tjera shqiptare të ndërmerrnin masa të ngjashme.
“Nga sot, me propozim të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK”, u tha në postimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.
Propozimi për shpalljen e ish krerëve të UÇK-së “Qytetarë Nderi” bëhet si shenj falënderimi nga ana e Tiranës për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
The post Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës appeared first on Alsat.
