Thomas Bach i paraqet CMG-së licencën e prodhimit dhe transmetimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2026 Milano

Me rastin e hapjes së Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike në Harbin, Presidenti i IOC Thomas Bach vizitoi të premten Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve të Lojërave Aziatike të Harbinit. Së bashku me Shen Haixiong, zv/Ministër i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Drejtor i Grupit Mediatik të Kinës, ai i dhuroi një licencë Ekipit Ndërkombëtar të Prodhimit të Sinjaleve Publike Olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina d’Ampezzo 2026.

Thomas Bach u shpreh shumë i lumtur që u takua me miqtë e vjetër nga CMG-ja në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve të Olimpiadës Dimërore të Harbinit. Këtu ndjen edhe entuziazmin e njerëzve për sportet e akullit dhe të borës.

Ai shtoi që vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të nisjes së Kanalit Olimpik të CMG-së dhe kemi kryer bashkëpunim të ngushtë gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, Olimpiadës Dimërore të Pekinit, Olimpiadës së Parisit etj., të cilat kanë dhënë rezultate të frytshme dhe partneriteti ka vazhduar të thellohet dhe të bëhet më solid. Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina d’Ampezzo 2026 do të fillojnë pas një viti. Ne jemi plot besim në këtë. Besojmë se CMG është gati dhe do të sprintojë në një nivel më të lartë.

Shen Haixiong u shpreh se Lojërat Dimërore Aziatike të Harbinit janë një tjetër event i madh ndërkombëtar gjithëpërfshirës i akullit dhe borës, i cili mbahet në Kinë pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Mesditën e sotme, Presidenti Xi Jinping vuri në dukje në fjalimin e tij në banketin e mirëseardhjes, se Harbini do t’i prezantojë botës një ngjarje sportive me “karakteristika kineze, stil aziatik dhe performanca brilante” duke shkruar një kapitull të ri të akullit dhe borës. 

Shen Haixiong tha se ishte i nderuar që u ftua nga Shërbimi Olimpik i Transmetimit OBS në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina d’Ampezzo 2026. CMG do të jetë përgjegjëse për prodhimin e sinjaleve publike ndërkombëtare, në patinazhin e figurave dimërore dhe patinazhin me shpejtësi të shkurtër për herë të parë në histori. Gjithashtu do të ofrojë mbështetje teknike për OBS. 

Ne do të vazhdojmë të mbajmë moton olimpike “Më shpejt, më lart, më fort – më të bashkuar”. Së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, do të përdorim plotësisht burimet, teknologjinë dhe avantazhet e platformës së CMG-së, për të promovuar frymën sportive kineze dhe frymën olimpike me veprime praktike. Gjithashtu do të japim kontribute të reja dhe më të mëdha, në promovimin e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Pas ngjarjes, Bach i dhuroi Shen Haixiongut medaljen përkujtimore të Lojërave Olimpike, nga ana e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar 2024 të Parisit. Ai u shpreh se transmetimi dhe mbulimi i shkëlqyer i Lojërave Olimpike të Parisit 2024 nga CMG meritonte një “medalje ari”.