Sikur te mos mjaftonte ndeshja Çeki-Shqipëri dhe ai turp i madh me flamujt e Shqiperise me koken poshte dhe flamurin e Serbise mbi harten e Kosoves, tashme dhe ne kampionat njolloset serish Çekia dhe klubi ku luajne plot 4 futbolliste shqiptarë, Sparta Praga.

Tifozët e Sparta Pragës kanë bërë një skandal të madh, ku duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Velko Birmancevic, vendosën një baner me një mbishkrim anti – Kosovë. Harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

Rrahmani nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Instagram. Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

The post Tifozeria e Sparta Praga në mbështetjen e Serbisë dhe anti-Kosovë, futbollisti shqiptar reagon: “Ëndrra juaj, realiteti ynë” appeared first on Telesport.