Gara e Italisë në Formula 1 përsëriti mosmarrëveshjet në pistë mes dy pilotëve të Ferrari, Charles Leclerc e Lewis Hamilton, që nuk e lënë mënjanë egon mes tyre në pistë. Komentet në radio të britanikut pas kthesës së parë e konfirmuan këtë.
Me fitoren e dyfishtë të Merceces në Monza, Ferrari nuk duket se po lufton për kampionatin botëror edhe pse Vasseur gjithmonë i ka dhënë përparësi pikëve për kampionatin e konstruktorëve se asaj të pilotëve.
Por, “betejat” e fundit të tensionuara në pistë midis Leclerc dhe Hamilton kanë rezultuar në më pak pikë sesa mund të kishin fituar. Aktualisht, Ferrari është më afër McLaren të vendit të tretë (+59) sesa Mercedes të vendit të parë (-122).
Charles Leclerc, që në Monza pësoi aksident pas 2 xhirosh, tha: “Nuk e di vërtet se kush po e përhap këtë narrativë se unë dhe Hamilton jemi kundër njëri-tjetrit. Kjo nuk është e vërtetë. U fol shumë për këtë edhe në Zandvoort.
Orët e fundit, një situatë shumë e trishtueshme po zhvillohet në mediat sociale midis tifozëve fanatikë të Leclerc dhe Hamilton, me fyerje dhe fjalë të ashpra që shkëmbehen. Dhe qartë, t’i quash këta njerëz “tifozë” do të ishte një fyerje për tifozët e vërtetë.
The post Tifozët e Leclerc dhe Lewis fyerje mes tyre në rrjetet sociale, monegasku mohon: Nuk jemi kundër njëri-tjetrit appeared first on Telesport.
