4 humbjet rresht që ka pësuar Liverpool kanë zhgënjyer tej mase tifozët e klubit të kuq dhe fajtori kryesor sipas tyre është pikërisht trajneri Arne Slot.
Në reagimet e shumta në rrjetin social “X” dhe jo vetëm, tifozët e Liverpool i kërkojnë trajnerit Arne Slot aktivizimin e Federico Chiesa që nga minuta e parë.
Edhe pse ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, Chiesa ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke bërë shumë herë më mirë sesa blerjet e bujshme të verës si Isak, Ekitike apo Wirtz.
Arne Slot deri tani nuk ka dhënë kurrë një përgjigje direkte pse e aktivizon Chiesa-n shumë pak. Trajneri holandez e ka lënë jashtë listës së lojtarëve për Champions League, po sikur të mos mjaftonte kjo, edhe aktivizimi në Premier League ka qenë me pikatore.
Në anën tjetër, 27-vjeçari italian ka qenë shumë efektiv për minutat që është aktivizuar dhe jo më kot tifozët kërkojnë përfshirjen e tij ne formacionin titullar. Ndeshja e radhës e Liverpool në kampionat do të jetë të shtunën ndaj Brentford, mbetet për t’u parë nëse Slot do ndryshojë mendim për Chiesa-n apo jo.
The post Tifozët e Liverpool dalin kundër Slot, kërkojnë aktivizimin e lojtarit “të padëshiruar” appeared first on Telesport.