Barcelona barazoi mbrëmë në limite 1-1 ndaj Newcastle, në takimin e parë të vlefshëm për fazën e 1/16-ve në Champions League. Të paktën për njërin nga tifozët katalanas kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë. Edhe pse kishte prerë biletën dhe kishte udhëtuar gjatë për të qenë i pranishëm në stadium, përfundoi në një ndeshje tjetër në Angli, e vlefshme për League One.
Ekipi i League One, Exeter City, ka konfirmuar se një tifoz i Barcelonës përfundoi në stadiumin e tyre të quajtur “St James Park” në vend të stadiumit të Newcastle për ndeshjen e mbrëmshme.
Exeter po zhvillonte një ndeshje në atë kohë, kështu që i dhanë një biletë për të parë ndeshjen e tyre në shtëpi, sepse ai kishte udhëtuar mbi 1,000 milje.
“Ishte një histori e dy qyteteve dhe dy fushave shumë të ndryshme futbolli për një tifoz të Barcelonës që u shfaq në stadiumin e gabuar “St James Park” mbrëmë.
Vetëm kur i tregoi biletën stafit, e kuptoi gabimin e tij.
Por ai pati mundësinë të shihte një ndeshje futbolli – stafi i Exeter City i siguroi atij një biletë për ndeshjen kundër Lincoln nën dritat e “St James Park” të vërtetë”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të League One.
The post Tifozi i Barcelonës ngatërron stadiumin dhe përfundon duke parë ndeshje tjetër në Angli appeared first on Telesport.
