Në palestrën sportive në Farkë, janë luajtur të shtunën ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Ekipi kosovar i Fer Volej dhe ai shqiptar i Pogradecit, janë dy finalistët e këtij turneu.

Fer Volej mundi me vështirësi 3-2 Tiranën (25-16, 11-25, 30-28, 21-25, 15-10), një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Bardheblutë arritën dy herë të barazonin shifrat, por në setin final janë kosovaret që dominojnë dhe fitojnë sfidën.

Në gjysmëfinalen e dytë, skuadra e Pogradecit mundi 3-0 (25-11, 25-22, 25-18) kosovaret e Ferizaj. Vetëm seti i dytë pati rivalitet, pasi më tej gjithcka ishte nën diktatin e ekipit pogradecar, që fitoi pa shumë vështirësi.

Të dielën pasdite, po në Farkë, do të luhen dy sfidat finale të Ligës Gjergj Kastrioti“, ajo për meshkuj mes Partizanit dhe Skënderbeut dhe ajo e femrave mes Pogradecit e Fer Volej. Ky është turneu që bashkon ekipet më të mira të rrjetës nga Shqipëria e Kosova.

The post Tirana bie në gjysmëfinale, Pogradeci dhe Fer Volej në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti” për femra appeared first on Telesport.