Tirana prezantoi trajnerin e ri Ardian Nuhiu përmes një postimi në rrjetet sociale. Bardheblutë publikuan një foto në “InstaStory”, ndërsa sot kanë zgjedhur një video, nga momenti ku Nuhiu firmos kontratën.

 

“Kthehemi në punë”, janë fjalët e para si trajner i kryeqytetasve.

 

Ndërsa në videon e publikuar shkruhet: “Një sezon me shumë lëvizje, por gjithmonë me të njëjtin qëllim”.

 

Përcjellim njoftimin e plotë

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton zyrtarisht Ardian Nuhiu si trajnerin e ekipit të parë. Ky është një moment i ri dhe një sfidë e rëndësishme për të gjithë ne. Nuhiu sjell pasion, përvojë dhe vizion modern, duke u angazhuar për të rikthyer energjinë dhe frymën fituese në skuadrën tonë.

The post Tirana prezanton trajnerin e ri! Ja fjalët e para të Ardian Nuhiut appeared first on Alsat.