Janë luajtur të shtunën ndeshjet e raundit të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu mbarëkombëtar mes 8 ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Ndërkohë që, të dielën, do të luhen ndeshjet e raundit të dytë.
Në Grupin A, ekipi i Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës (27-25, 25-20, 19-25, 26-24) dhe merr kryesimin. Mjaft e fortë ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Ferizaj mposhti 3-2 Partizanin (25-23, 29-31, 25-18, 21-25, 12-15). Ndeshjet e luajtën në Prishtinë.
Në Grupin B, ndeshjet e të cilit u luajtën në sallën e lojërave në Farkë, u arritën dy fitore të ekipeve nga Shqipëria. Skuadra e Tiranës mposhti 3-0 Dritën (25-12, 25-20, 25-19), ndërsa Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Pejës (25-18, 25-19, 22-25, 25-20).
Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi A (java 1)
Skënderbeu Kos – Vllaznia, 1-3
Partizani – Ferizaj, 2-3
Renditja: Vllaznia 3 pikë, Ferizaj 2 pikë, Partizani 1 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi B (java 1)
Peja – Skënderbeu, 1-3
Tirana – Drita, 3-0
Renditja: Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Peja 0 pikë, Drita 0 pikë.
The post Tirana, Vllaznia e Skënderbeu fitojnë ndeshjet e para të Ligës “Gjergj Kastrioti”, humbet vetëm Partizani appeared first on Telesport.
