“Tokyo” e La Casa De Papel bëhet nënë për herë të parë

Aktorja spanjolle, e cila u bë e famshme me rolin e “Tokios” në serialin La Casa de Papel, Úrsula Corberó, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një foto ku partneri i saj, Chino Darín, shfaqet duke mbajtur në krahë foshnjën e tyre. Krahas imazhit, aktorja kishte zgjedhur një përshkrim të shkurtër dhe plot ndjenjë: “Përshëndetje, Babi.”

Corberó e kishte zbuluar shtatzëninë në shtator të vitit të kaluar, po ashtu përmes rrjeteve sociale. Në atë kohë, ajo kishte ndarë një fotografi ku dukej qartë barku i rrumbullakosur dhe emocionet e ëmbla të pritjes së fëmijës së parë.