Milani fitoi 2-0 ndaj Venezias me golat e Pulisic dhe Gimenez. Në konferencën për shtyp foli edhe Fikayo Tomori.

Pse e gjetët shpirtin e duhur vetëm tani?
Natyrisht, do të dëshironim të ishim më lart në klasifikim, por kur luan mirë, duhet të jesh gjithmonë i kënaqur. Fituam derbin e Kupës së Italisë, u kualifikuam në finale, morën tri pikët edhe ndaj Venezia. Pra, po mbyllim një javë mjaft pozitive. Duhet të japim maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u luajtur.

Në këto luhatje të sezonit, je imazhi perfekt, pasi ndonjëherë luan, ndonjëherë jo për javë të tëra. Si e përjeton këtë gjë?
Futbolli është kështu, ndonjëherë je lart, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshiron. Unë jam gjithmonë në dispozicion. Nëse luaj në ndeshjen tjetër, mirë, nëse jo, nuk ka problem.

Si do t’i përgatitni finalen e Kupës së Italisë dhe të tjerat përpara saj?
Çdo ndeshje e përgatitim maksimalisht, po ashtu edhe dy ndeshjet para finales së Kupës së Italisë. Mund të rritemi edhe më shumë, të vazhdojmë këtë rrugë. Po kalojmë një moment të mirë, duhet të vazhdojmë të punojmë për ta mbyllur sezonin sa më mirë.

The post Tomori kthehet titullar te Milani: Mund të rritemi më shumë, të vazhdojmë këtë rrugë appeared first on Telesport.