Gjatë intervistës për “The Athletic”, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, foli për disa lojtarë, duke filluar nga Rafael Leao: “Pothuajse nuk e dinte sa i mirë ishte, sepse gjithçka i vinte natyrale. Doli nga mitra dhe kështu mësoi të luajë futboll. Thjesht nuk e dinte si ta përdorte atë që kishte. Të gjithë e vunë re vitin kur fituam titullin, pothuajse edhe ai e kishte kuptuar: Mund ta bëj! Mund ta bëj!”

Më pas një mendim edhe për Christian Pulisic: “Njerëzit e nënvlerësojnë. Nuk kuptojnë sa i shpejtë është, sa i aftë me topin, sa i mençur. E kupton vetëm kur të shënon një gol. E njihja nga kohët e Chelsea. Puli është një profesionist i nivelit më të lartë. Një djalë me nivel shumë të lartë.

Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Nëse gabon një gjuajtje në stërvitje, pyet veten: Pse e bëra këtë? Është i qetë, ke kënaqësi të jesh pranë tij, shumë i balancuar. Raporti i tij gol/minutë është i pabesueshëm dhe, pavarësisht lëndimeve këtë sezon, sa herë që është thirrur, ka dhënë kontributin e tij. E di që ka qenë frustruese për të të jetë i lënduar, edhe për ne ishte frustruese sepse ka qenë i jashtëzakonshëm”.

 

The post Tomori “skanon” bashkëlojtarët: Leao s’e dinte sa i fortë ishte, njerëzit e nënvlerësojnë Pulisic appeared first on Telesport.