Askush nuk e mbush dot boshllëkun që ka lënë Toni Kroos te Real Madrid. Mesfushori gjerman ishte lojtari perfekt për të lidhur mbrojtjen me mesfushën, plus që vertikalizimet e tij ishin unike.

Tchouameni nuk ka performuar mirë te Real Madrid dhe bordi drejtues po mendon largimin e tij në merkaton e verës. I blerë për 100 mln euro, francezi nuk e ka justifikuar veten.

Florentino Perez ka një synim në merkaton e mesfushës dhe bëhet fjalë për një gjerman të dytë, Joshua Kimmich. Lojtari i Bayern është ende i paqartë për të ardhmen e tij.

Ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, para pak ditësh e këshilloi të largohet nga kampionati gjerman. Kimmich ka një ofertë të majme nga Bayern për rinovim, por ende nuk ka vendosur.

The post Toni Kroos ka lënë një boshllëk të madh, Real Madrid gjen pasuesin e tij në Gjermani appeared first on Telesport.