Një nga lëvizjet e bujshme të merkatos së verës pritet të jetë edhe largimi i Ousmane Dembele nga PSG. Fituesi i “Topit të Artë” të vitit të kaluar nuk ka arritur dot deri tani të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, sipas kushteve të tij, ndaj mundësia për t’u larguar nga kryeqytetasit në verë është shumë e madhe.
“L’Equipe” por edhe burime të tjera mediatike nga Franca. bëjnë me dije se PSG ka piketuar lojtarin ideal për të zëvendësuar Ousmane Dembele, në rast largimi. Zgjedhja e parizienëve është Michael Olise, i cili është në kulmin e karrierës dhe po shkëlqen te Bayern Munich.
Sipas këtyre raportimeve, oferta e parë e PSG-së do të nisë nga 120 milionë euro, gjë që vështirë se do të pranohet nga klubi bavarez. Ditën e djeshme, shumë medie spanjolle si “AS”, “ESPN”, “Defensa Central” etj, raportuan se Florentino Perez është i gatshëm të paguajë deri në 160 milionë euro për Olise, kështu që oferta e parë e parizienëve nuk ka sesi të pranohet nga Bayern.
Përsa i përket të ardhmes së Dembele, me shumë mundësi do të jetë në Premier League ku për francezin ka interes nga klube si Liverpool, Tottenham dhe Chelsea.
The post “Topi i Artë” drejt largimit, PSG identifikon lojtarin e duhur për sulmin. Oferta e parë është 120 milionë euro appeared first on Telesport.
