Ekipi i Toronto fitoi 126-113 në fushën e Cleveland, një rezultat surprizë. Scottie Barnes me 28 pikë bëri diferencën në parket për kanadezët, ndërsa 31 pikët e Donovan Mitchell për Cavaliers mbetën për statistikë.

Fitore të thellë korri sot skuadra e Phoenix, që mundi 133-98 Indiana. Devion Booker me 33 pikë ishte lider në fushë për Suns, mbështetur edhe nga Dillion Brooks, që realizoi 32 pikë. Për miqtë sot mungoi lojtari lider.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Atlanta, që befasoi Utah Jazz, duke triumfuar 132-122. Dyshja Okongëu-Johnson realizoi 63 pikë së bashku, ndërkohë që 40 pikë erdhën edhe nga lojtarët e stolit për miqtë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Toronto, 113-126

Phoenix – Indiana, 133-98

Utah Jazz – Atlanta, 122-132

The post Toronto befason Cleveland jashtë fushe, Phoenix mposht thellë Indiana appeared first on Telesport.