Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot informoi se javën e kaluar në Shkup janë konfiskuar 30.000 deri në 40.000 mjete piroteknike. Aksione për sekuestrimin e mjeteve piroteknike janë kryer edhe në qytete të tjera si në Vallandovë dhe Sveti Nikollë dhe janë dorëzuar raportet përkatëse.

“Jemi të pranishëm në terren, sigurimi komunikon me njerëzit, monitorojmë situatën. Të gjitha këto veprime parandaluese ndërmerren për zbulimin sa më të shpejtë të çdo kriminaliteti, duke filluar nga krimet pronësore dhe grabitjet”, tha Toshkovski.

Në lidhje me incidentet e mbrëmshme në Kapishtec, të cilat i paralajmëroi kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ku të mitur ndezën fishekzjarre, Toshkovski theksoi se ky nuk është rasti i parë.

“Tri ngjarje të tilla janë regjistruar në periudhën e kaluar, thuhet nga MPB. Shumica e personave janë të mitur dhe në lidhje me ta po ndërmerren procedurat përkatëse. Ne po reagojmë, por ngjarje të tilla të padëshiruara përsëriten. Do të bëjmë gjithçka për parandalim, por edhe masa represive nëse është e nevojshme. Duhet të kenë parasysh edhe prindërit”, tha ministri Toshkovski.