Pas vështirësisë që pati në sezonin e fundit ku rrezikoi rënien në Championship, Tottenham e ka nisur vrullshëm merkaton. Klubi londinez ka siguruar transferimin e Andy Robertson dhe Marcos Senesi.
Të dy do të vijnë si lojtarë të lirë. Objektivi i radhës i londinezëve është ylli i Manchester City, Savinho, i cili ka luajtur një rol dytësor te “Qytetarët” në sezonin e fundit.
22-vjeçari brazilian kontriboi me 4 gola dhe 3 asiste në 36 ndeshje. Daily Mail zbulon se mes klubeve janë duke u zhvilluar bisedime, të cilat janë në fazan e avancuar.
Savinho është nën kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2031. Man. City kërkon 70 milionë euro për të lënë të lirë anësorin anglez.
The post Tottenham e nis vrullshëm merkaton, ka gati goditjen e tretë. 70 milionë euro për yllin e Man. City appeared first on Telesport.
