Francesco Totti është gati të rikthehet te Roma, një lajm shumë i rëndësishëm për ambientin verdhekuq, i konfirmuar nga Claudio Ranieri, “senior advisor” i klubit dhe këshilltar personal i familjes “Friedkin”.

“Po e mendojnë, – deklaroi Ranieri për “Sky Sport”, duke shtuar: – Shpresoj që Francesco të jetë vërtet i dobishëm për Romën, sepse ai është pjesë e Romës”. Një deklaratë që ka bërë bujë dhe tregon se bisedimet me “Pupone” janë konkrete.

Sipas televizionit satelitor, Dan dhe Ryan Friedkin kanë rifilluar kontaktet me ish-kapitenin prej disa kohësh dhe dialogu po ecën mbi baza konstruktive. Aktualisht po shqyrtohet roli që Totti mund të ketë brenda strukturave të klubit.

Kujtohet se ish-numri 10 u rikthye së fundmi në “Olimpico” më 22 janar, në ndeshjen e “Europa League” kundër Stuttgart, pas gati tri vitesh mungesë. Herën e fundit kishte qenë më 11 maj 2023, kur Roma e Mourinho fitoi 1-0 ndaj Bayer Leverkusen.

 

The post Totti drejt rikthimit te Roma, e konfirmon Ranieri: Familja ‘Friedkin’ po e mendon… appeared first on Telesport.