Trabzonspor-Besiktas, supersfida e javës së 16-të në Superligën turke, ka dhuruar spektakël në pjesën e parë, ku janë shënuar 4 gola dhe është dhënë një karton i kuq. Besiktas e mbylli në avantazh 1-3, por me një lojtar më pak.
Besiktas shënoi dy gola të shpejtë për 4 minuta, me Tammy Abraham në minutën e 18-të dhe Vaclav Cerny në minutën e 22-të. Për vendasit ngushtoi shifrat Ernest Muçi në minutën e 25-të, me një goditje të bukur me të jashtmen në kufijtë e zonës së rreptësisë. Sulmuesi kuqezi nuk feston ndaj ekipit që ka ende kartonin e tij dhe ky ishte goli i gjashtë ëpr të në 4 ndeshjet e fundit me Trabzonspor.
Në minutën e 30-të, Besiktas gjen golin e tretë me një kundërsulm të shpejtë, Milot Rashica tregohet altruist i madh dhe asiston për Vaclav Cerny, i cili shënon golin e dytë personal. Në minutën e 38-të, Besiktas mbetet me një lojtar më pak, pasi autori i dy asisteve për dy golat e parë, El Bilal Toure, ndëshkohet direkt me karton të kuq, për faull të rëndë ndaj kundërshtarit.
The post Trabzonspor-Besiktas, 4 gola të shënuar dhe një karton i kuq. Ernest Muçi nuk fal as ndaj ish-ekipit të tij (video) appeared first on Telesport.
