Në autostradën Shkup – Veles, pas pikës pagesore të Sopotit, përpara tuneleve të Bashino Selos, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë, trafiku po lëviz vetëm në korsinë e djathtë. LAMMinformon se ndërkohë, në të njëjtin vend kanë ndodhur dy aksidente trafiku me dëme materiale. Nuk ka të lënduar, dhe trafiku po lëviz në një korsi. Një shërbim nga Stacioni i Policisë së Trafikut të Velesit është në erren.
Ndërkohë trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
The post Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi appeared first on Alsat.

