Tragjedi në rajonin e Gostivarit: Dy 30 vjecar nga Shkupi gjenden pa shenja jete

Të enjten mbrëma në orën 23:45, në Stacionin Policor në Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi në fshatin Gjonovicë të Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion. Hetim në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë.