Një tragjedi e madhe ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kisela Vodë në Shkup, ku të paktën dy punëtorë ndërtimi janë zënë poshtë nga materiali ndërtimor gjatë gërmimeve dhe përgatitjes së terrenit për ndërtimin e një objekti të ri.
Sipas informacioneve jozyrtare nga NetPress, njëri prej punëtorëve është nxjerrë, ndërsa të tjerët ndodhen të mbuluar thellë nën dhe, për çka operacioni i shpëtimit është ende në zhvillim.
Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje intensive për shpëtimin e tyre. Për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e të lënduarve, ndërsa priten detaje shtesë nga autoritetet.
