Trajneri 54-vjeçar amerikan Erik Spoelstra është emëruar sot “trajneri i ri i kombëtares amerikane të basketbollit për meshkuj”. Ai do të zëvendësojë në këtë pozicion trajnerin e Golden State, Steve Kerr, që u largua pas të artës në Olimpiadën e fundit.

Spoelstra, aktualisht edhe trajner i Miami Heat në NBA, konsiderohet si një nga drejtuesit më të mirë të viteve të fundit. Ai do të drejtojë kombëtaren amerikane në Botërorin e vitit 2027 dhe në Olimpiadën e shtëpisë një vit më vonë.

Nuk hezitova asnjë sekondë kur më bënë propozimin. Pata emocione kur më kërkuan të bëj këtë detyrë. Për mua është një nder të përfaqësoj vendin tim”, tha Erik Spoelstra për mediat amerikane pas emërimit.

Trajneri amerikan ka fituar 2 tituj kampionë në NBA dhe ka marrë pjesë në 6 finale play off. Ai ka qenë në detyrën e zv.trajnerit të kombëtares në Olimpiadat e fundit në Tokio dhe Paris, ndaj e njeh mirë ambientin.

Kjo kombëtare do të ketë identitetin e saj. Këtu vlen shumë sakrifica, të gjithë duhet të jenë gati të bëjnë një hap pas për të mirën e grupit, për të fituar medalje e trofe”, u shpreh Erik Spoelstra.

The post Trajneri i Miami Heat merr edhe detyrën e kombëtares amerikane, do të udhëheq ekipin në Botëror e Olimpiadë appeared first on Telesport.