Skuadra e Sanderlandit të shtunën luan ndaj Arsenalit, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Premier Ligë. Trajneri, Rexhis Le Bris u paraqit në konferencë për media.

Ai u pyet për gjendjen e Granit Xhakës, i cili ka dy ndeshje që nuk po luan shkaku i lëndimit. Le Bris tha se futbollisti shqiptar nuk është gati ende, por që po shkon duke u përmirësuar.

“Nuk ka përditësim mbi gjendjen e tij. Por, ai po bëhet shumë mirë”, u shpreh trajneri

Të shtunën nga ora 16:00, Arsenali e pret Sanderlandit në stadiumin  “Emirates”. Për Granit Xhakën do ishte një ndeshje speciale, pasi do kthehej te “Topçinjtë” si kundërshtar./Indeksonline/

The post Trajneri i Sanderlandit në dyshim për mesfushorin shqiptarë në sfidën me Arsenalin appeared first on Alsat.