Një episod kurioz ka ndodhur në Brazil, ku trajneri i Paraná Clube, Tcheco, u ndalua nga një punonjës i sigurisë, pasi vrapoi drejt tribunave për të festuar me tifozët e skuadrës së tij.
Videoja e publikuar nga gazetari Guilherme Moreira u bë “virale” brenda pak minutash. Ajo tregon trajnerin që largohet drejt tribunave të stadiumit “Vila Capanema” për të festuar me mbështetësit, por papritur ndalohet dhe rrëzohet përtokë nga një punonjës sigurie, i cili e ngatërron me një tifoz që kishte hyrë në fushë pa leje.
Vetëm pas ndërhyrjes së bashkëpunëtorëve të klubit vendas, punonjësi i sigurisë kupton gabimin, e liron trajnerin dhe i lejon të kthehet në pankinë.
Skena u kujtoi shumë tifozëve italianë një episod të ngjashëm me Leonardo Bonucci gjatë finales së “Euro 2020”, kur Italia barazoi ndaj Anglisë. Atëherë, një punonjëse sigurie e ndaloi fillimisht mbrojtësin italian, por pasi kuptoi se kush ishte, e përqafoi dhe e la të lirë, disi e vënë në siklet.
The post Trajneri ngatërrohet me tifozin që invadon fushën, sigurimi i bën atë që nuk ia merrte mendja kurrë appeared first on Telesport.
