Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Disa ditë pas zjarrit që shpërtheu në deponinë Drislla, ndërmarrja ka hedhur dyshime për zjarrevënie të qëllimshme me prapavijë politike, shrkuan Alsat.
I bëjnë thirrje policisë që t’i gjejë dhe t’i sanksionojë autorët. Ndërmarrja thotë se mbeturinat trajtohen në mënyrë të duhur dhe nuk ndotin mjedisin.
“Drislla është deponia e vetme sanitare e licencuar, e cila që nga viti 2022, nuk djeg mbeturina, por i sterilizon dhe i kompreson me autoklavë, kështu që nuk ka mundësi ndotjeje. Të gjitha aktivitetet aktuale të kompanisë kryhen në përputhje me procesin e projektuar tekniko-teknologjik, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e natyrës dhe në përputhje me rregulloret ligjore ekzistuese. I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të fillojë hetim për të gjetur dhe sanksionuar zjarrvënësit, të cilët dyshojmë se janë të motivuar politikisht për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Deponia ‘Drisla’, pa incidente të tilla të qëllimshme, nuk ka potencial për ndotje dhe funksionon sipas standardeve më të larta, thonë nga Deponia Drislla.
Dyshime hedh edhe kryeministri, Hrisitjan Mickoski. Sipas tij, është e çuditshme se si ndodhin gjëra të tilla në ndërmarrje publike ku janë të punësuar zyrtar të BDI-së, pasi siç tha, zjarri u shua dje dhe më pas u ndez vonë natën. Mickoski paralajmëron se të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë.
“Drislla gjatë ditës së djeshme pothuajse u shua, por për disa arsye të çuditshme në mbarim të natës përsëri u ndez. Me këtë sot do të merret Ministria e Brendshme, kisha bisedë edhe me ministrin, në komunikim jemi edhe me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim….Është e çuditshme se si në ndërmarrje publike ku ka kuadër të BDI-së ndodhin gjëra të tilla. Ne do ta hetojmë dhe do të sigurojmë prova se si zjarri që pothuajse u qetësua, u vu nën kontroll, të ndizet papritmas përsëri”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
LSDM-ja opozitare akuzon VMRO-DPMNE-në për zjarrin në deponinë Drislla, dhe kërkon formimin e një shtabi jopartiak të krizës.
“Duhet patjetër të veprohet me masa më serioze, unë tashmë disa ditë me radhë e them këtë se duhet të hyjë me një mekanizëm në Drislla e cila do të mbulojë mbeturinat në tokë dhe të vendoset sipër mbeturinave. Këto janë metodat të hidhet dhe, pastaj glinë. Çdo metodë tjetër sipas meje nuk është e duhura dhe mendoj se duhet të ftohen ekspertë që merren më këtë fushë”, tha Kaja Shukova, kandidate për Qytetin e Shkupit nga LSDM.
Për disa ditë me radhë që po digjet deponia e Drisllës, partitë politike vazhdimisht kanë akuzuar njëra tjetrën për keqmenaxhim të situatës./ Alsat.mk
The post Tre ditë pas zjarri në deponi/ Bëhen të “gjallë” nga Ndërmarrja Publike “Drislla”: Dyshojmë për prapavijë politike appeared first on Alsat.
