Gazetare: Ajnur Bafqari

Më pak lindje, më shumë humbje të popullsisë dhe rritje e divorceve. Kjo është panorama demografike që sjellin të dhënat e fundit të publikuara nga Enti i Statistikave për tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas statistikave zyrtare, në vend kanë lindur 3.380 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 5.342 persona. Kjo diferencë e çon shtimin natyror në minus 1.962, duke konfirmuar vazhdimin e trendit negativ demografik.

“Në tremujorin e parë të vitit 2026, numri i lindjeve të gjalla është 3 380 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 4.1%
Në tremujorin e parë vitit 2026 kanë vdekur  5 342 persona, nga të cilët 9 foshnje, që vërehet rënie për 1.0% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2025″- thuhet në raportin e ESHS-së.

Paralelisht, bie edhe numri i martesave. Në tre muajt e parë të vitit janë kurorëzuar 1.797 çifte, ndërsa janë regjistruar 494 divorce, ose 6.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 1 797 martesa, ndërsa numri i tyre është zvogëluar për 2.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, ndërsa janë regjistruar 494 divorce që paraqet rritje nga 6.2% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2025”-thuhet në raport.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtimi natyror është negativ në 66 komuna. /Alsat.mk

The post Trend negativ demografik: 3.380 lindje përballë 5.342 vdekjeve appeared first on Alsat.