Shtatë elefantë u vranë dhe një u plagos kur një tren që shkonte në Delhi goditi një tufë në Indinë verilindore herët këtë mëngjes, njoftoi sot shefi i policisë së distriktit VV Rakesh Reddy.

Incidenti në distriktin Hojai në shtetin Assam, ndodhi në një zonë që nuk është përcaktuar si korridor elefantësh, tha Hekurudha Verilindor e Kufirit.
Makinisti përdori frenën e emergjencës kur pa tufën, por elefantët nxituan drejt trenit, tha kompania, raportojnë mediat e Indisë. Përplasja me elefantët në orën 2:17 të mëngjesit nxori nga shinat lokomotivën dhe pesë vagonët, por askush nuk u lëndua, thuhet në deklaratë.

