Janë luajtur ndeshjet e raundit të 13-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra izraelite e Hapoel Tel Aviv u mund 75-74 në shtëpi nga Real Madrid dhe tani e ndan kreun bashkë me Crvena Zvezda dhe Panathinaikos.
Në përballjen e dyfishtë ballkanase, serbët e Zvezda fituan 91-80 ndaj Olympiacos, ndërsa grekët e Panathinaikos mundën 91-69 Partizan Beograd. Fiton pa probleme edhe Barcelona, 88-78 ndaj Villeurbanne.
Kampionët në fuqi të Fenerbahce mposhtën në sekondat e fundit 66-64 italianët e Virtus Bologna, ndërsa Armani Milano fitoi 102-88 ndaj Maccabi. Paraqitje të mirë po bën Monaco, që mundi 102-66 ndaj Anadolu Efes.
Euroleague-Raundi i 13-të
Dubai Basketball – Paris Basketball, 90-89
Fenerbahce – Virtus Bologna, 66-64
Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 82-67
Hapoel Tel Aviv – Real Madrid, 74-75
Panathinaikos – Partizan Beograd, 91-69
Valencia Basket – Bayern Munich, 90-64
Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 88-102
Crvena Zvezda – Olympiacos, 91-80
Monaco – Anadolu Efes, 102-66
Barcelona – Villeurbanne, 88-78
The post Tri skuadra udhëheqin Euroleague pas raundit të 13-të, fitojnë edhe Fenerbahce, Real e Barça appeared first on Telesport.
