Të hënën u njohëm me të gjithë fituesit në gala-në e “Topit të Artë”. Disa ditë më vonë dolën në dritë votat që morën lojtarët në klasifikimet përkatëse. Në vijim do të fokusohemi te renditja e përgjithshme e trofeut “Kopa” 2025, çmim që tregon kush ka qenë lojtari më i mirë nën 21 vjeç gjatë sezonit. Fituesi, për të dytin vit radhazi (hera e parë që ndodh në histori) ishte Lamine Yamal, me 124 vota.
Ndryshe nga “Topi i Artë”, ku votojnë 100 gazetarë nga 100 vendet me renditjen më të lartë FIFA, për “Kopa” votojnë fituesit e gjallë të “Topit të Artë”. Në total morën pjesë 27 futbollistë, ndërsa nuk u përfshinë në votim Kevin Keegan, Michel Platini dhe Cristiano Ronaldo. Nga ata që votuan, 24 zgjodhën Lamine Yamal si fitues. Vetëm Roberto Baggio (Doué, Joao Neves dhe Lamine), Ruud Gullit (Doué, Huijsen, Cubarsí) dhe Pavel Nedved (Doué, Lamine dhe Yildiz) nuk e vendosën atë në vendin e parë.
Ndërkohë, Rivera, Blokhin, Simonsen, Rummenigge, Belanov, Van Basten, Matthäus, Papin, Stoichkov, Weah, Sammer, Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Figo, Owen, Shevchenko, Ronaldinho, Cannavaro, Kaká, Messi, Modric, Benzema dhe Rodri e zgjodhën atë pa hezitim. Në fakt, Lamine mori më shumë pikë (124) se sa të gjithë kandidatët e tjerë të marrë së bashku. Për më tepër, këtë vit ai grumbulloi më shumë vota sesa edicionin e kaluar (113), kur triumfoi para Arda Güler (26) dhe Kobbie Mainoo (20).
Renditja e trofeut “Kopa” 2025:
1. Lamine Yamal (Barcelona) – 124 pikë
2. 2. Désiré Doué (PSG) – 72 pikë
3. Joao Neves (PSG) – 23 pikë
4. Estevao (Palmeiras) – 9 pikë
5. Kenan Yildiz (Juventus) – 6 pikë
6. Dean Huijsen (Bournemouth) – 5 pikë
7. Pau Cubarsí (FC Barcelona) – 3 pikë
8. Rodrigo Mora (FC Porto) – 1 pikë
9. Ayyoub Bouaddi (Lille) dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal) – 0 pikë
The post Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori appeared first on Telesport.