Parashikimet më të këqija janë konfirmuar. Ekzaminimet mjekësore të kryera sot në “Ciutat Esportiva” kanë zbuluar se Rodri ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Barcelona konfirmoi zyrtarisht se mesfushori do të mungojë në ndeshjen e 8 nëntorit kundër Atlético Madridit.

“Koha e saktë e rikuperimit do të përcaktohet në varësi të ecurisë së dëmtimit”, – thuhet në njoftimin mjekësor. Nëse mungesa zgjat rreth tri javë, Rodri do të humbasë edhe dy ndeshjet e Spanjës kundër Çekisë (12 nëntor) dhe Anglisë (15 nëntor).

Mesfushori u dëmtua në sfidën e Champions League kundër Aston Villa, ku ndjeu shqetësime në muskujt e pasmë të kofshës dhe nuk mundi të luante pjesën e dytë.

Mungesa e tij është një goditje për Hansi Flick, pasi Rodri ka qenë titullar në 11 nga 15 ndeshjet zyrtare. Ai rrezikon gjithashtu të humbasë sfidat me Villarreal (22 nëntor), Sabah Baku (25 nëntor) dhe Deportivo (29 nëntor).

 

 

 

The post Tronditet Barcelona, dëmtimi i Rodrit rezulton serioz. Ja sa ndeshje pritet të mungojë appeared first on Telesport.