Në takimin e Bordit të Paqes u bë e ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë, ndlrkohë që edhe Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë dhe ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj iniciative.
E për këtë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump falënderoi të gjitha vendet për gatishmërinë, që siç tha këto vendet po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme.
“Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje. Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, u shpreh Trump.
