Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se gjatë mandatit të tij të parë, “ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”.

Trump ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social se ai e kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës, derisa tha se ish-presidenti Joe Biden “e ka dëmtuar perspektiven afatgjate me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregull sërish”.

Trump ka përmendur edhe konflikte të tjera si ai mes Egjiptit dhe Etiopisë.

“…Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”, ka shkruar Trump.