Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda nëse Teherani ndërmerr sulme hakmarrëse ndaj SHBA-së. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se Uashingtoni i ka dhënë Iranit “shumë shanse” dhe vlerësoi se një marrëveshje me Teheranin nuk do të kishte vlerë.
Trump deklaroi se në rast të një kundërpërgjigjeje iraniane, vendi do të përballej me shkatërrim të plotë. Ai gjithashtu pretendoi se forcat amerikane kanë goditur dhe shkatërruar asete të rëndësishme të radarëve iranianë, përfshirë sisteme që Teherani po përpiqej t’i rindërtonte pas sulmeve të mëparshme.
