Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se Izraeli nuk do të përdorë armë bërthamore kundër Iranit.

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston mundësia e një veprimi të tillë, Trump u përgjigj shkurt: “Ai nuk do ta bënte kurrë këtë.”

Deklarata e tij vjen pas komenteve të këshilltarit për kriptovalutat dhe inteligjencën artificiale, David Sachs, i cili paralajmëroi për rrezikun e një përshkallëzimi të luftës në Iran.

Në një podkast, Sachs tha se Izraeli mund të përballet me shkatërrim serioz dhe se duhet të merret në konsideratë mundësia e përdorimit të armëve bërthamore në rast se konflikti përshkallëzohet.

Zyrtarë të lartë izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se vendi nuk do të ishte i pari në Lindjen e Mesme që do të përdorte armë bërthamore, duke ruajtur një qëndrim të rezervuar mbi kapacitetet e tij strategjike.