Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të arrijë marrëveshje gjatë ditës së martë, duke shtuar se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, nëse nuk arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti e bekoftë popullin e madh të Iranit!”, ka shkruar ai.

Trumpi i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 të martën më kohën amerikane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Nuk është hera e parë që presidenti Trump lëshon ultimatume për Iranin, për hapjen e ngushticës. Ngushtica është rrugë e rëndësishme nëpër të cilën kalon rreth një e pesta e naftës botërore.
