Në sfondin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përkatësisht sulmeve të fundit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, në rrjetet sociale është rikthyer një video në të cilën shihet presidenti Donald Trump teksa njoftonte tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2018 mbeten ende të dukshme, ku Trump kishte deklaruar më 8 maj të atij viti se SHBA do të largohej nga marrëveshja e vitit 2015, duke e quajtur atë “tmerrësisht të keqe dhe të njëanshme”.

Presidenti amerikan kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke deklaruar se ai po e bën botën më të sigurt.

“Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë kërcënime të zbrazëta”, tha ai në një fjalim televiziv nga Dhoma Diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, më 8 maj të vitit 2018.

Trump kishte thënë se marrëveshja e vitit 2015, e cila përfshin Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, ishte një marrëveshje “tmerrësisht e keqe dhe e njëanshme, që nuk duhet të ishte bërë kurrë”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike.

Administrata pas të parës së Trump, ajo e presidentit Joe Biden ka bërë përpjekje të përsëritura për të rikthyer marrëveshjen, por pa sukses konkret.

 

The post Trump njofton tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin (video rikthehet online) appeared first on Alsat.