Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët se disa qytete po kthehen në përkrahje të komunizmit.

Trump iu adresua mbështetëseve në Miami duke anatemuar fitoren e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie të Nju Jorkut.

Trump deklaroi se me socialistin demokrat Zohran Mamdani si kryetar bashkie, qyteti më i madh i Amerikës do të bëhet komunist.

“Shikoni rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Nju Jork, ku partia e tyre vendosi. Një komunist si kryetar bashkie. Të qytetit më të madh në vend. Mos harroni, kam thënë se nuk do të kemi kurrë një socialist. I zgjedhur në çdo post në vendin tonë, e thoja këtë dhe kisha të drejtë. Ne e anashkaluam socialistin dhe vumë një komunist dhe thamë. Kjo nuk është, kjo nuk funksionoi shumë mirë. Por, siç kam paralajmëruar për shumë vite, kundërshtarët tanë janë të vendosur ta shndërrojnë Amerikën në një Kubë komuniste, ose Venezuelë socialiste, dhe e shihni çfarë u ndodhi atyre vendeve”, tha Trump.