Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Në një zonë pyjore pranë fshatit Letevc, në afërsi të Shkupit, është gjetur trupi i pajetë i një 48-vjeçareje, e cila dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin po bashkëjetonin, ishte raportuar si e zhdukur.51 vjeçari S.G. 24 orë pasi e kishte raportuar si të humbur, kishte njoftuar policinë se trupin e pajetë të saj e ka gjetur në afërsi të fshatit Letevc. Trupi është gjetur në gjendje dekompozimi, ndërsa pas kryerjes së autopsisë është konfirmuar se vdekja ka qenë e dhunshme. Policia ka arrestuar ish-bashkëshortin e 48-vjeçares nën dyshimin për vrasje. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe tre shokët e tij, 62, 64 dhe 69 vjeçarë.
“Gruaja ishte raportuar e zhdukur të premten, pas së cilës u ndërmorën veprime për gjetjen e saj. Prokurori publik lëshoi urdhër për autopsi të trupit të të ndjerës, me çrast u konfirmua se vdekja ishte e dhunshme. Me dyshime për kryerjen e veprës penale është privuar nga liria ish-bashkëshorti i viktimës, ndërsa janë ndaluar edhe tre miq të tij. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,
Policia njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat.mk.
The post Trup i pajetë i një 48-vjeçareje gjendet pranë fshtatit Letevc, dyshohet vrasje nga ish-bashkëshorti appeared first on Alsat.
