Anglia e mbylli me një fitore të pastër 3-0 ndeshjen e fundit miqësore ndaj Kosta Rika, në prag të Botërorit që nis sot. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel tregoi një formë të mirë dhe ky rezultat kënaq trajnerin gjerman.
“Ne e meritonim fitoren, duhet të kishim shënuar më shumë, të kishim krijuar shumë. Qëndrimi, intensiteti dhe energjia ishin në një nivel shumë të lartë. Të gjithë luajtën mirë. Një performancë shumë e mirë e ekipit”, tha Tuchel.
Më tej, ai konfirmoi: “Ne donim të shtynim në nivelin tjetër dhe ia dolëm. Tifozët në stadium mund ta ndjenin. Kundërpresingu ishte i mirë, mbrojtja, bashkimi. Gjithçka ishte në një nivel të lartë”.
“Kjo fitore më qetëson mendjen pasi po shkojmë absolutisht në rrugën e duhur dhe jam shumë krenar për frymën e ekipit. Djemtë që hynë ishin me ndikim dhe djemtë në stol po shtynin. Është pikërisht ajo që donim”, tha Tuchel.
“Pamë zëvendësues shumë të mirë që ishin shumë të zhgënjyer që nuk filluan. Ata hynë dhe luajtën me të njëjtin intensitet dhe cilësi kundër një kundërshtari të lodhur. Urime të gjithëve
“Kam gjashtë ditë kohë. Ajo që pamë dje ishte ajo që dëshironim dhe që donim, kështu që jam shumë i qetë dhe shumë krenar për mënyrën se si luajtëm. E di se kushdo që do të luajë do të japë më të mirën“, deklaroi Tuchel.
The post Tuchel i kënaqur me Anglinë pas fitores: Performancë e nivelit të lartë, i qetë pasi po shkojmë në rrugën e duhur appeared first on Telesport.
