Igor Tudor foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës me Comon në kampionat.
Mes të tjerash, trajneri i Juventusit konfirmoi se Edon Zhegrova ende nuk mund të luajë.
“Como nuk është një ekip i vogël, edhe pse mund të duket si i tillë. Ata kanë shpenzuar shumë në merkato dhe kanë trajner të mirë. Sistemi? Ndoshta do ta ndryshoj, nuk i dihet”.
Tudor vijoi: “Të gjithë thonë: ‘Ne jemi Juventusi, duhet të fitojmë.’ Kjo është e vërtetë. Nëse nuk fiton, çdo diskutim ka pak rëndësi, por unë shoh ekipin në stërvitje dhe di detaje që mediat nuk i dinë”.
“Zhegrova? Nuk do të luajë, pasi ka probleme fizike akoma”.
The post Tudor: Zhegrova ka probleme, nuk do të luajë. Como? Kujdes! Nuk janë ekip i vogël appeared first on Telesport.