Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord të zgjasin me tre vite të tjera kontratën për furnizimin me gaz natyror përmes gazsjellësit. Gjatë një vizite në Stamboll, zv.kryeministri i Rusisë, Alexander Novak bëri me dije se marrëveshja mes kompanisë shtetërore ruse “Gazprom” dhe asaj turke “Botas” do të vijojë me të njëjtat volume dhe kushte si më parë.
Paralelisht, kompania ruse “Novatek” ka nënshkruar një marrëveshje të re për furnizimin e Turqisë me gaz natyror të lëngshëm, me dërgesat që pritet të nisin më 1 janar 2027. Sipas Novak, fillimisht sasitë do të jenë të kufizuar, por ekziston mundësia e rritjes së tyre në të ardhmen. Njoftimet u bënë në kuadër të takimit të 20-të të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Turqi, për Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik. Novak bëri të ditur gjithashtu se që nga fillimi i vitit, Rusia ka eksportuar drejt Turqisë mbi 20 milionë tonë produkte nafte, kryesisht naftë dizel.
Në krahun tjetër, importon pothuajse të gjithë gazin natyror që konsumon, me një nevojë vjetore prej rreth 50 miliardë metrash kub. Furnizimet realizohen kryesisht përmes gazsjellësve nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, ndërsa gazi natyror i lëngshëm zë një pjesë më të vogël të importeve dhe sigurohet kryesisht nga SHBA-të dhe Algjeria.
Gjatë vitit 2025, Rusia furnizoi Turqinë me 21 miliardë metra kub gaz përmes gazsjellësit. Ndërsa në 10 muajit e parë të këtij viti, sasia e gazit të eksportuar drejt Ankarasë ka arritur në afro 15 miliardë metra kub.
