Aktorja e njohur Eva Longoria ka folur për përvojën e saj si nënë, duke shpjeguar se arritja e saj në prindërim në moshën 43-vjeçare ishte momenti i duhur. Longoria, 50 vjeçe sot, lindi djalin e saj Santiago në vitin 2018 dhe thekson se në atë periudhë ishte më e mençur dhe më e durueshme se më parë.
Eva Longoria admits becoming a mother to her son Santiago at the age of 43 was ‘perfect timing’ as she has ‘so much more wisdom and patience’ https://t.co/0D88eZUg30
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) November 23, 2025
Në një intervistë për Sunday Times Style Magazine, ajo tha: “Ishte koha e duhur. Kur bëhesh nënë në të 40-tat, ke shumë më shumë mençuri dhe durim. Për një kohë të gjatë, gjithçka ishte për mua.”
Longoria shtoi se kishte kaluar dekada duke përqendruar jetën tek vetja dhe karriera e saj. “Dyzet vitet që gjithçka ishte për mua ishin mjaftueshëm, ndaj u ndjeva me fat që bëra fëmijën më vonë, pasi kisha udhëtuar, kisha arritur ato që doja për karrierën time. Tani çdo gjë që bëj është thjesht si kremi mbi tortë, dhe mund ta bëj së bashku me djalin tim
Aktorja gjithashtu u shpreh se do të pranojë role filmike vetëm nëse ka mundësi të punojë me njerëz që e motivojnë, pasi çdo angazhim që i merr kohë larg familjes duhet të jetë me vlerë të madhe. “Familja ime është prioriteti im. Nëse them ‘po’ për diçka që më merr kohë nga ata, duhet të jetë diçka që me të vërtetë do ta shijoj dhe me njerëz me të cilët dua të punoj,” tha Longoria.
