Pas pushimeve pas Botërorit dhe kurorëzimit në martesë të lidhjes së tij disa vjeçare me partneren, Brahim Diaz është rikthyer në Madrid, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Sipas asaj që zbulon AS, Jose Mourinho nuk e ka menduar për asnjë moment largimin e Brahim Diaz, pavarësisht se për marokenin ka pasur një interesim të fortë nga Juventus dhe Manchester City.

“Konkurrenca është e ashpër dhe kjo është e vërtetë. Bernardo Silva është pjesë e ekuacionit dhe Diomande do t’i bashkohet së shpejti, por Mourinho po mbështetet te Brahim Diaz, duke pasur parasysh aftësitë e tij të shumta që i lejojnë të kontribuojë në pozicione më qendrore, si organizator dhe në krah.

Në fakt, Mourinho e krahason atë me vetë Bernardo-n, si në aspektin e pozicionimit ashtu edhe në potencialin e tyre për t’u zhvilluar brenda ekipit. Dhe të mos harrojmë aftësinë e tij për të luajtur edhe si sulmues i dytë, siç e dëshmoi me sukses të madh sezonin e kaluar”, shkruan AS.

The post U rikthye dje në stërvitje, Mourinho merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e të sapomartuarit Brahim Diaz appeared first on Telesport.