Ndonëse u premtua që të përfundojë në vitin 2022. Rruga nr.5 në Studeniçan ende nuk është përuruar, që siç thotë kryetari i komunës, Azem Sadiki, punimet janë zvarritur por jo për fajin e tyre. Rruga është e gjatë rreth një kilometër dhe asfaltimi i saj kushton rreth 380 mijë euro.
“Punimet janë zvarritur por jo me fajin tonë. Punën më të madhe e kanë zvarritur se përmes sugjerimeve nga Banka Botërore atë pjesën ku kalon afër lumit është dashur të bëhet edhe një mur mbrojtës i lumit për rrugën dhe puna më e madhe është bërë ngadalësimi i punëve deri sa u bë muri. Ajo ka përfunduar dhe tani janë bërë trotuaret”, tha Azem Sadiki.
-Sa është e gjatë rruga?
“1 kilometër”.
-Për një rrugë 1 kilometër kaq shumë pritje?
“Disa procedura nuk janë tonat që i kanë kërkuar nga ekipet e shumta mirëpo është pozitive se disa grupe e mbikëqyrin punën e kësaj rruge dhe gjithçka që bëhet, bëhet me standard të lartë”, tha ai.
Ndërkohë, Sadiku bëri të ditur se punimet pritet të përfundojë së shpejti, që siç tha, punimet janë në fazën përfundimtare.
“Pjesa më e madhe e punimeve është kryer, ka mbetur përgatitjet pëfundimtare për asfaltimin. Kjo do të varet edhe nga kushtet atmosferike se si do të jetë gjendja e motit. Sa të bëhen kushtet atmosferike”, tha Sadiku.
-Do e presim pranverës për të filluar asfaltimi?
“Nuk do të thotë ashtu se parashikimet për motin janë të mira gjatë javës tash dhe javës së ardhshme dhe besojë që shumë shpejt do të bëhet”, tha ai.
